Shiu përmbyt Durrësin në gusht, rrugët kthehen në lumenj

Moti i keq ka përfshirë vendin në këto ditë të fundit të gushtit. Reshje të pazakonta shiu për këtë muaj janë regjistruar thuajse në të gjithë territorin. Në qytetin e Durrësit gjatë natës reshjet kanë qenë me intensitet të shtuar. Gazetari Leonidha Musaj raporton se shiu ka sjellë përmbytje në rrugët e qytetit. Siç shihet nga pamjet rrugët janë mbuluar nga uji, duke sjellë vështirësi edhe në qarkullimin e automjeteve.

Ndërkaq, sinoptikanët kanë parashikuar që edhe ditën e sotme do të ketë prezencë të vranësiarve dhe reshjeve thuajse në të gjithë territorin e vendit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej