Shkodër, drejtori rajonal i OSHEE: Moti i keq ka dëmtuar linjat, zonat që kanë probleme me energjinë

Drejtori Rajonal OSHEE-së, Armand Zhuka tha se disa zona në Shkodër kanë probleme me energjinë për shkak se moti i keq ka dëmtuar linjat. Ai u shpreh se nga 6 mijë abonentë që ishin dje pa energji, numri është ulur në 800. Ndërkohë po punohet për të rikthyer energjinë në të gjitha vendet.

Kelmendi dhe Vermoshi janë zonat më problematike. “24 orarëshi ka qenë shumë herë më i keq. Kemi pasur shumë problematika, shkëputje energjie për disa arsye, kryesorja nga moti i keq që ka shkatërruar linjat tona në disa segmente rurale. Janë marrë masat. Qyteti i Shkodrës është 100 për qind me energji.

Rrethinat janë pjesërisht me energji dhe në disa kabina janë duke punuar akoma.  Problematikat më të mëdha janë në zonat periferike, në zonat malore. Grupet e punës ndodhen aty për rikthimin e energjisë.”, u shpreh Zhuka.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej