Shkodranit i fundoset jahti luksoz në Dhërmi, dalin detajet e para

Një jaht është fundosur këtë pasdite në Dhërmi. Në orën 18.30 është njoftuar SPK Dhërmi se në Drimadhes Dhërmi në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndruar bovë në spirancë është mbytur një mjet lundrues rreth 15m i gjatë i si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur, nuk ka dëme në njerëz.

Mjeti lundrues i mbytur është Jaht rreth 15 m i gjatë i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez, në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, lindur në Shkodër banues ne Tiranë.

Në Jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit, në një nga tapat kryesore të tij.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej