Shkoi nga Vlora për t’u bërë hoxhë në Kosovë: Si e rrahën barbarisht imamin, para xhamisë

Kosovë – Xhematit, ditën e premte në xhaminë e fshatit Lupç të Podujevës nuk mundi t’i prijë imami i saj Zeqir Berisha.

Hoxha 60-vjeçar i këtij fshati mbrëmjen e së enjtes, pas orës 22:00 u rrah gati për vdekje nga tri persona, që kishin qënë më parë xhemat i tij.

Tre vëllëzërit Murturi e sulmuan para derës së xhamisë, imamin duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Ai kishte ardhur nga Vlora e Shqipërisë për të shërbyer si imam në Kosovë. Por, në kryerjen e punës në Kosovë, imami 60-vjeçar Zeqir Berisha hasi në shumë vështirësi.

Sfidat e punës për të, ishin aq të mëdha saqë edhe desh i morën jetën.

Hoxhë Zeqiri, kishte 10 vite që drejtonte xhminë në fshatin Lupç të komunës së Podujevës.

Por, jo të gjithë, siç duket ishin të kënaqur me punën e tij.

Vëllezërit Shkodran, Behar e Atdhë Murturi, kishin pakënaqësi për mënyrën e faljes së hoxhës e xhematit në xhamin e fshatit Lupç. Këta të tre, për më shumë se një vit, në mënyra të ndryshme e kishin kërcënuar e pastaj kanosur hoxhën dhe familjen e tij.

Por, situata u përkeqësua mbrëmjen e së enjtës. Rreth orës 22:00, hoxhë Zeqiri, u ballafaqua sërish me tre vëllezërit. Këtë herë, nga ata nuk shpëtoi lehtë.

Shkodrani, Behari e Atdheu nisën dhunën fizike ndaj hoxhës para dyerve të xhamisë ku ai ishte iman.

Nga sulmet Zeqir Berisha, mori lëndime të rënda trupore. Ai u gjet nga xhemati në gjendje të rëndë e i shtrirë në tok dhe u detyrua t’i nënshtrohej edhe një operacioni.

Për Gazetën Nacionale, mjekët e Klinikës së Neurokirurgjisë, kanë dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

“Gjendja për momentin është stabël. Është ndërhyrë dje. Flitet për lëndim të kafkës, me elemente e ngjitëse në pjesën trunore. Operimi ka kaluar mirë, është stabël. Por ka edhe natyrë të lëndimeve poliraumatike, në fytyrë, të eshtrave. Është me vetëdije, por lëndimet janë të natyrës së rëndë”, ka thënë drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani.

Çfarë thotë Bashkësia Islame e Kosovës dhe familja e hoxhës për këtë rast?

Kreu i Bashkisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti ka thënë se imami Zeqir Berisha ka lëndime të rënda në fytyrë, gjakderdhje në kokë, qepje dhe fasha në të gjithë trupin.

“Ne si Bashkësi jemi të shqetësuar. Gjendja e imamit nuk është e mirë, aspak e këndshme. Ka dëmtime të mëdha në fytyrë, në kokë, ka edhe gjakderdhej të brendshme në kokë, kishte edhe qepje, sytë e mbyllur me fsha”, ka thënë Hoti.

Imami duket se me rekomandimin e mjekut, nuk ka qenë në gjendje të komunikojë me kolegët e tij të Bashkësisë Islame. “Ka vetëdije, por nuk po mundet të flasë. Ashtu na tha edhe mjeku. Familjarët nuk dinë shumë për rastin”, u shpreh më tutje Hoti. “Ngjarja ka ndodhur pas namazit të jacisë”.

Në anën tjetër, familjarët në kushte anonimiteti kanë thënë për gazetën, se gjatë muajit të Ramazanit, ata ishin kërcënuar nga po të njëtit persona.

Imami Zeqir Berisha është 61 vjeç.

Për rrahjen e imamit janë arrestuar tri vëllezër: Shkodran, Behar dhe Atdhe Murturi.

Shkodran Murturi është edhe mësues në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Dy jetojn♪7 në Kosovë dhe njeri  nga vëllezërit, student në Arabinë Saudite.

Si nisën problemet e imamit të Podujevës me tre vëllëzërit? Gazeta Nacionale mësoi detaje ekskluzive nga burimet e veta se problemet e tre vëllezërve me imamin Berisha, kanë nisur kohë më parë. dhe se imami Berisha këto kërcënime i kishte raportuar në Polici.

“Imami para disa kohëve ka pasur probleme me këta persona, me tri vëllezerit. Madje për kërcënimet rastin e ka raportuar disa herë në Polici”, ka thënë ky burim.

Problemet kishin nisur në lidhje me mënyrën e faljes: “Sipas fjalëve të imamit, të tre vëllezërit kanë ideologji vehabiste, me ta ka pasur probleme vazhdimisht. Sidomos për mënyrën e të falurit”

“Problemet kanë nisur gjatë kohës së pandemisë, kur shteti kufizoi namazin në xhami. Tri vëllezërit nuk i respektonin masat e qeverisë”.

Policia e Kosovës ka njoftuar”

“Të enjten rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetur një person i lënduar rëndë.

Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar”.

“Personat e arrestuar: B.M, mashkull 27 vjeç A.M, mashkull 28 vjeç dhe Sh.M mashkull 25 vjeç. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, ka shtuar më tej Policia.

Bashkësia Islame dënon sulmin

Pas sulmit të rëndë ndaj imamit të Lupqit Zeqir Berisha, ka reaguar edhe Bashkësia Islame e Kosovës. Në një komunikatë për media, BIK-u ka dënuar këtë sulm të rëndë që ka ndodhur në hapësirat e xhamisë.

“Dënojmë me ashpërsinë më të madhe sulmin mbi imamin e xhamisë së fshatit Lupç, të komunës së Podujevës, Zeqir ef. Berishës. Sulmi i mbrëmshëm mbi imamin në hapësirat e xhamisë, në vendin e tij të punës, është akt i papranueshëm, madje përveçse sulm mbi imamin është edhe atak mbi xhaminë dhe xhematin e respektuar”, thuhet në komunikatë.

Më tutje, BIK-u iu ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga ky sulm, dhe drejtësia ta thotë fjalën e saj.

“Imami është autoriteti më i lartë fetarë në xhematë, andaj atakimi i tij është atakim i vlerave dhe misionit që përfaqëson ai, e në këtë rast është edhe atak mbi Bashkësinë Islame të Kosovës.

Mbështesim dhe i qëndrojmë afër imamit të respektuar, e nga xhemati kërkojmë që të distancohen nga autorët e sulmit, ndërsa nga organet e drejtësisë kërkojmë që të japin vendimet e duhura, sepse është sulmuar imami – autoriteti zyrtar fetar në vendin e tij të punës, si dhe është atakuar hapësira e xhamisë, e cila është e dedikuar për lutje e ibadete”, thuhet në komunikatë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej