Shkoi për peshkim, por nuk u kthye më, zhduket një shtetas

Një i moshuar nga Fieri rezulton i zhdukur prej dy ditësh. Bëhet me dije se Nasi Xhoxhi 78 vjeç, ka shkuar për peshim në plazhin e Semanit, por nuk është kthyer më.

Djali i tij shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, ka bërë kallëzim se babai i tij, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.

“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në plazhin e Semanit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e 78-vjeçarit” njofton policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej