Shpërthen në flakë paneli elektrik i pallatit në Tiranë, një grua dhe një djalë i mitur përfundojnë në spital

Një grua dhe një djalë i mitur janë asfiksuar nga tymi në një pallat te “Rruga e Elbasanit” në Tiranë. Mësohet se paneli elektrik i pallatit ka marrë flakë dhe për pasojë shkallët janë mbushur me tym.

Megjithatë, Policia e Tiranës njofton se ata ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit.

Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej