Shpërthim i fuqishëm në Laç, i vihet tritol banesës së…

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç. Rreth 03:20 një sasi tritoli që ishte vendosur në banesën e Skënder Likës në fshatin Sanxhak në Laç ka shpërthyer.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta në banesë, por edhe në banesat përreth.

Skënder Lika është një emër i njohur për autoritetet pasi akuzohet si autori i vrasjes së Rakip Rolit

Po kështu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Njëkohësisht pronari i banesës është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej