Shpërthim i fuqishëm në Podgoricë, 39-vjeçari hedh veten në erë brenda gjykatës, disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjykatën Themelore të Podogoricës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se në ambientet e gjykatës ka shpërthyer një bombë duke lënë të vdekur një person, si dhe disa të plagosur.

Burime për mediat bëjnë me dije se një 39-vjeçar me inicialet M.B. ka vdekur, pasi aktivizoi një granatë dore në hyrën e Gjykatës Themelore në Podgoricë, raporton media malazeze “Vijesti”.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar ekipet e policisë si dhe ekipet e emergjencës, ndërkohë, nuk dihen më tepër detaje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej