Shqipëria humbet përfundimisht gjyqin, duhet t’i paguajë urgjent 108 milionë euro Francesco Becchettit

Shteti shqiptar duhet t’i paguajë 108 milionë euro biznesmenit italian Francesco Becchetti, pas mbylljes së televizionit të tij “Agon Channel” dhe një sërë biznesesh të tjera në fushën e energjisë. Ky vendim është marrë në vitin 2019, por Shqipëria e kishte apeluar.

Me pretendimin se kishte prova të reja dhe për të rrëzuar dëmshpërblimin 108 milionë euro, Shqipëria provoi për katër vite me radhë të provonte se nuk kishte shkelje në vendimin për mbylljen e kompanive të Becchettit, por gjykata ka konstatuar se nuk ka pasur prova të reja.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, ka vendosur më datë 29 Mars se kërkesa e shtetit shqiptar për të rishikuar vendimin e vitit 2019 ishte pa bazë ligjore dhe trupit gjykues nuk ju vu përballë asnjë provë e re.

Veç dëmshpërblimit prej 108 milionë eurosh për biznesmenin italian, Shqipëria duhet të paguajë dhe një total prej 145,169.67 dollarësh për trupën gjykuese dhe shpenzimet e tjera të gjyqit.

Referuar vendimit të 24 Prillit 2019, mbi të cilin është hapur dhe gjyqi nga shteti shqiptar, Shqipëria është gjetur fajtore sepse shpronësoi në mënyrë të paligjshme interesat e Paditësve në kompaninë mediatike shqiptare Agon Set sh.p.k (“Agonset”). Ndaj duhet t’i paguajë:

  • -Z. De Renzis dëmshpërblim në shumën 46.751.000€,
  • -Znj. Grigolon dëmshpërblim në shumën prej 11,688,000 €,
  • -Z. Becchetti dëmshpërblim në shumën 41,048,000 €
  • – Paditësit ligjorë, eksperti dhe shpenzimet përkatëse në vlerë prej 8,222,238,53€.

Vendimi per Francesco Becchettin by Newsbomb Albania on Scribd

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej