“Shqiponjat” bastisin lokalin që prodhonte “Bitcoin”, gjatë aksionit gjendet kokainë dhe kafe kontrabandë

Një 31 vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës në Durrës, pasi në lokalin në pronësi të tij janë gjetur pajisje për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, nga aksioni i Forcave “Shqiponja” në këto ambiente, është kapur kafe kontrabandë dhe kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas kishte përshtatur lokalin në pronësi të tij për përdorim të lëndëve narkotike dhe për gjenerim të monedhave virtuale (Bitcoin), finalizuan operacionin policor të koduar “Multifunksional”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., në lagjen nr. 4 Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, rreth 260 gr lëndë të dyshuar narkotike marijuanë, 18 pajisje që shërbejnë për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, sasi kafeje të dyshuar të kontrabanduar, një sasi të vogël lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 3 peshore elektronike dhe një shkop bejsbolli”, njofton Policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej