Shqiptarët paskan folur kot, Bledi Çuçi prej 10 ditësh me pushime; tragjedia e Himarës nuk e ngriti nga shezlloni

Në Fletoren e Publikimeve Zyrtare janë publikuar 3 urdhra të Bledi Çuçit. Që të tre mbajnë datën 1 gusht, ndërkohë që Jonada u vra më 2 gusht. Pra ditën e tragjedisë ministri mori pushimet.

Tragjedia e Himarës tronditi gjithë opinionin publik, pasi një fëmijë u nda nga kjo jetë për shkak të dështimit të strukturave shtetërore.

Reagimi publik ishte i jashtëzkaonshëm, ku pati dhe protesta dhe thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm. Ky i fundit deri më sot nuk ka bërë asnjë reagim për Jonadën e vogël dhe duket se arsyeja u zbulua. Ministri qenka me pushime.

Gjithë ky reagim duket se paska qenë i kotë, pasi Bledi Çuçi me shumë gjasa rrinte i shtirë në shezllon dhe shijonte rrezet e diellit. Qytetarët bërtisnin e kërkonin që të mbajë përgjegjësi, por faktet tregojnë se që prej datës 1 gusht ministri ka marrë 3 javë pushime.

Në Fletoren e Publikimeve Zyrtare janë publikuar 3 urdhra të Bledi Çuçit. Që të tre mbajnë datën 1 gusht, ndërkohë që Jonada u vra më 2 gusht. Pra ditën e tragjedisë ministri mori pushimet.

Në urdhrin e parë, ministri ja ka deleguar kompetencat zv/ministrit Besfor Llamallari, nga datë 2 gusht deri në datën 8 gusht. Në urdhrin e dytë, thuhet se kompetencat i kalojë zv.ministrit Andi Mahila nga data 9 gusht deri më 15 gusht. Dhe nga data 16 gusht deri në 22 gusht, kompetencat i kalojnë zv/ministres Romina Kuko. Pra Bledi Çuçi 3 javë me pushime.

Që nga data 2 e në vijim, rrjeti dhe mediat zienin nga tragjedia, por personi përgjegjës nuk dukej gjëkundi. Krimi u krye nga një efektiv, po Bledi Çuçi ka shijuar pushimet.  Si duket për këtë arsye nxirrte bashkëshorten e tij, se vetë nuk donte të prishte terezinë. Nëse shohim të dhënat ministri vijon të jetë me pushime dhe sado që të bëhen protesta e të kërkohet dorëheqja e tij, ai do vijojë të shijojë plazhin. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej