Shteti në “Blackout”/ “Infektohet” edhe Kadastra, ç’po ndodh me pronat e shqiptarëve?

Të gjitha shërbimet online në faqet qeveritare vazhdojnë të jenë jashtë funksioni.

Kështu, pas Kryeministrisë, AKSHI-t, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, duket se është “infektuar” edhe Kadastra.

Kjo e fundit njofton qytetarët për bllokimin e punës për shkak të sulmit kibernetik mbi shërbimet online.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton qytetarët se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.

Të nderuar Qytetarë!

Sikurse jeni në dijeni, Platforma Qeveritare po përballet me sulme kibernetike nga jashtë vendit.

Të ndodhur në këtë situatë Agjencia Shtetërore e Kadastrës me keqardhje Ju bën me dije, se nuk mundësohet aplikimi për shërbimet kadastrale nëpërmjet e-Albania, deri në një njoftim të dytë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!”-thuhet në njoftim.

Shteti në “Blackout” pas bllokimit të e-Albania/

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej