Shteti në plazh, rusët në ushtri: 7 shtetarët që SHISH i njoftoi 3 ditë para ngjarjes, por nuk vepruan

Tre ditë radhazi, 100 agjentë Anti-krimi e Policë Rendi të Tiranës, mbikëqyrën sheshin ku u bë koncerti i Noizy-t, se mos krijonin ndonjë incident ai dhe halabakët që zihen me të në FB, Instagram e nëpër mejhane, ndërsa 3 rusë me makinë e pajisje në krahë, u lejuan në hyjnë në një zonë ushtarake sekrete, megjithëse pas sulmit në Ukrainë, shërbimet shteti ynë ka një udhëzim të NATO-s e FBI-së, për të mbajtur në mbikëqyrje fizike “non stop” çdo shtetas rus e bjellorus, që futet në Shqipëri qoftë dhe si këngëtar

Ngjarjen e rëndë në Uzinën Sekrete të armëve në Gramsh, ku 3 rusë u futën lirshëm dhe sulmuan e plagosën rojet në mes të ditës, zbuloi faktin se Shteti Shqiptar nuk garanton sigurinë kombëtare, megjithëse ka shërbime të fshehta e legale me 38 mijë punonjës e specialistë.

Më alarmues, është qëndrimi me mashtrime e citate shabllone pas ngjarjes, mbajtur prej krerëve të shtetit që janë dhe drejtues të Sigurisë Kombëtare, sikur të jetë sulmuar ndonjë “Fast-Food” nga bangladeshas të uritur, e jo uzina ushtarake e një vendi të NATO-s nga 3 agjentë rusë.

Rusët, nuk u hodhën natën me parashutë brenda uzinës në Gramsh, por shkuan ditën e lirshëm, madje me makinë, me çanta plotë pajisje filmimi, neutralizimi fizik ushtarakësh e të parapërgatitur për sulm fizik, siç vepruan, ndërsa shërbimet tona shtetërore nuk vepruan.

Themi nuk vepruan, mbasi një burim konfidencial i “Pamfleti”-t nga Ministria e Mbrojtjes, na bëri me dije, se 3 ditë e 1 para ngjarjes dhe 6 orë para sulmit në Uzinën Ushtarake të Gramsh, SHISH ka vënë në dijeni krerët e shtetit dhe të shërbimeve të specializuara.

Konkretisht, SHISH ka informuar me shkresa zyrtare dhe nëpërmjet rrjetit elektronik unik me qark të mbyllur, Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Mbrojtjes, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Policisë, Drejtorin e Anti-Terrorrit dhe Zyrën e NATO-s në Ministrinë e  Jashtme.

Por asnjë prej tyre, megjithëse janë drejtues e anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nuk vuri në lëvizje zinxhirin e shërbimeve parandaluese të ngjarjes, ose minimalisht izolimin e shtetasve rusë, madje as nuk i kanë kthyer përgjigje SHISH-it.

Në shkresën e tij të njëjtë për gjithë, SHISH i vuri në dijeni krerët e shtetit dhe shërbimeve policore, se brenda perimetrit të ndaluar të uzinës ushtarake në Gramsh, janë konstatuar 3 shtetas rusë me makinë e çanta në krahë, që prej 3-4 ditësh kryejnë operacione filmimi ditën, dhe tentativa për t’u futur brenda saj nga muret e çarë të pjesës veri-lindore.

Mirëpo Presidenti, Kryeministri, Ministri i Mbrojtjes, Ministri  i Brendshëm, Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtori i Anti-Terrorrit dhe shefi i Zyrës Shqiptare e NATO në Ministrinë e  Jashtme, nuk e prishën rehatinë e plazhit në vilat qeveritare, në vilat e tyre dhe resortet e oligarkëve.

Ndërsa shërbimet ruse, vazhduan punën lirshëm, gjersa ndeshën me dy ushtarë roje me pagë 300 USD e të lënë vetëm nga shteti, kur pas informacionit të SHISH, uzina ushtarake e Gramshit, duhej marrë në ruajtje nga Policia Ushtarake, Policia e Shtetit dhe Shërbimi i Anti-terrorit.

Por së pari, duheshin izoluar 3 shtetasit rusë, edhe nëse ata do rezultonin “Bloger”, por u vërtetua se nuk kishin shkuar për fotografi, por me mision ushtarak edhe me sulm fizik ndaj ushtarakëve.

Pra, shteti nuk veproi për të parandaluar këtë incident në një objekt ushtarak me aktivitet uzinë armësh, kur jemi një vendi anëtar i NATO-s, rast për të cilin, SPAK duhet të hetojë shkaktarët.

Është tmerr dhe ta mendosh, që 3 ditë radhazi, 100 Agjentë Anti-krimi e Policë Rendi të Tiranës, mbikëqyrën sheshin ku u bë koncerti i Noizy-t, se mos krijohej ndonjë indicident mes halabakësh që zihen me të në FB, Instagram e nëpër mejhane.

Ndërsa 3 rusë me pajisje në krahë e makinë, u lanë jashtë vëmendjes në një zonë ushtarake sekrete, megjithësë pas sulmit në Ukraninë, shërbimet tona kanë një udhëzim të NATO-s e FBI-së, për të mbajtur në mbikëqyrje fizike “non stop”, çdo shtetas rus e bjellorus, që futet në Shqipëri qoftë dhe si këngëtar./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej