Si e anuloi Bledi Çuçi hetimin për Gledis Nanon; mesazhi “magjik” që dridhi leqet e këmbëve të ministrit të Brendshëm

Siç duket, ministri Çuçi kishte harruar, se Gledis Nano ka qenë Drejtor i Anti- Terrorit, Anti-Trafikut, Anti- Krimit e së fundi 10 muaj Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku për shkak të detyrës por dhe për kundërsulm si në rastin konkret, di shumë gjëra dhe ka shumë dosje e materiale audio-video, për gjithë vartësit e shefat, ku flitet për urdhra pushtetarësh për tolerancë ndaj kriminelëve, trafikantëve, kontrabandistëve, pastrues të parave me kulla e persona në kërkim

Pas mbledhjes së qeverisë, ku u emërua Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, tha: – “Akuzat e ish-drejtorit Gledis Nano, për dekonspirim të 14 aksioneve policore nuk janë të vërteta; dhe për këtë ka filluar hetimi i thelluar ndaj tij”.

Një ditë më pas në media, ministri Çuçi e mohoi deklaratën e tij, duke thënë: – “Nuk thashë që Gledis Nano është marrë apo do merret nën hetim, por rasti do hetohet e do pyetet edhe ai, për informacionet lidhur me dekonspirimet”.

E vërteta me zë e figurë në media, është kjo: Ministri Çuçi, pasi mohoi të kishte dijeni për dekonspirim aksionesh, deklaroi në formë kërcënimi, se do hetohej ish- drejtori Gledis Nano. Mirëpo sipas informacionit që ka “Pamfleti”, rezulton se ministri Bledar Çuçi, si epror direkt i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, nuk ka kërkuar fillimin e hetimit, as për dekonspirimin e aksioneve e as për denoncuesin, ish-drejtorin Gledis Nano.

Po sipas informacionit, ministri Çuçi nuk e anuloi për mëshirë hetimin ndaj ish-drejtorit Nano, madje me urdhër të Edi Ramës, kishte vendosur të hakmerrej për atë deklaratë të fortë, të rëndë e diskredituese që i bëri imazhit të policisë e qeverisë në median franceze.

Por Çuçi u tërhoq “me bisht në shalë”, pas një mesazhi që Gledis Nano, i dërgoi me një nga zv/drejtorët e Policisë së Shtetit dhe me një oligark, mik familjar i ministrit Çuçi, të cilit para 1 jave iu dhurua 9000 m2 tokë në Dhërmi, si gjoja “Investitor Strategjik”.

Në mesazhin e tij paralajmërues, Gledis Nano i kujtoi Çucit, se procesit të hetimit, do t’i kundër- përgjigjej publikisht, me shumë prova që implikojnë atë si ministër, kryeministrin Rama e të vëllain Olsi si dhe edhe disa ministra e deputetë.

Flitet për ndërhyrje e urdhra pushtetarësh, madje dhe kërkesa drejtuar ish- kryepolicit Gledis Nano, për mos prekur familjarë pushtetarësh, kriminelë, trafikantë, kontrabandistë, persona në kërkim dhe pastrues parash me ndërtime e lloj-lloj biznesesh.

“Magjia” e një mesazhi me pak fjalë që i dërgoi i ish-kryepolici, ka mjaftuar që ministri Bledar Çuçi të bëjë “çiçin” dhe të mohojë hetimin ndaj Gledis Nanos, nga frika e nxjerrjes së punëve të pista që ka bërë e bën me trafikantët.

Një ndër ta, është krye trafikanti Roland Ziu, me të cilin Çuçi ka ortakëri te biznesi i skafeve, te PPP-ja e Portit të Jahteve “Marina Kepi Rodon” dhe te Terminali Lindor i udhëtarëve në Tiranë.

Siç duket, ministri Çuçi kishte harruar, që Gledis Nano ka qenë Drejtor i Anti- Terrorit, Anti-Trafikut, Anti-Krimit e së fundi 10 muaj Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku për shkak të detyrës por dhe për kundërsulm si në rastin konkret, di shumë gjëra e ka shumë dosje e materiale audio-video, për të gjithë vartësit e shefat.

Pasjen e kësaj “arkive informacioni”, ministrit Çuçi do t’ia kenë kujtuar, ata që i çuan mesazhin e Gledis Nanos, por edhe “çakejtë” e vjetër në ministri, në Drejtorinë e Policisë, në kupolën e Rilindjes  dhe të qeverisë, që janë personazhe krimesh në dosjet që ka ish-drejtori.

Më këtë kundër- presion lidhet fakti që ministri Çuçi, nuk guxoi të urdhëronte Ardi Veliun e SHCBA, për të filluar hetimin për dekonspirimin e 14 aksioneve policore dhe mohoi “betimin” publik, se kishte nisur hetimin e ish- drejtorit Gledis Nano e do ta çonte në fund./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej