Si e “groposi” Ilir Metën në SPAK kreu i ERE Petrit Ahmeti, më 1 nëntor 2022

Marrja në pyetje për aferën CEZ-DIA, e ka futur në panik ish-presidentin Ilir Metaj, ngaqë nuk e ka nën kontroll SPAK-un si dikur Adriatik Llallën, si dhe prej faktit, se në këtë dosje është skeduar si personazhi kryesor, duke përdorur sekserin e tij Kastriot Ismailaj.

Përveç dëshmive të ish-Drejtorit të DIA, Elvis Mataj që bashkëpunoi me SPAK; pozitën e Ilir Metës e ka rënduar edhe kryetari i ERE, Petrit Ahmeti, i cili në atë kohë ishte zyrtar i lartë në këtë ent publik, ndërsa më 13 tetor 2013 Ilir Meta e emëroi kryetar të ERE.

Më 1 nëntor 2022, Petrit Ahmeti është thirrur në SPAK nga prokurori Altin Dumani, ku është pyetur për afro 3 orë, lidhur me aferën e CEZ-DIA, si zyrtar i ERE që kishte hartuar raportin financiar për mbledhjen e borxheve e çmimeve të energjisë, dhe kishte bërë negociatat teknike me CEZ e KESH, dhe si ortak i Kastriot Ismailajt në kompaninë “ASSET Sh.p.k”.

Gjithashtu, Petrit Ahmeti është pyetur për njohjet dhe lidhjet e tij me Ilir Metën; për rolin e Ilir Metës në sajimin e kontratës CEZ-DIA, si person i interesuar e me pushtet, që ka ndikuar në KESH e CEZ dhe si përfitues hapur apo ilegalisht nga ky biznes i Kastriot Ismailajt.

Në dëshminë me 26 faqe për 42 pyetje të bëra në SPAK, kreu i ERE, Petrit Ahmeti, e ka “groposur” Ilir Metën, duke thënë se ishte i interesuar për kontratën CEZ-DIA dhe ka vënë në lëvizje mekanizmat shtetëror urdhërues e vendim-marrës me dijeni edhe të kryeministrit Sali Berisha.

Sipas dëshmisë, Petrit Ahmeti ka pranuar faktin se në vitin 2010, bashkë me vëllain e tij Vilson Ahmeti, me Ilir Metën, bosin çek Josef Hajsek dhe Kastriot Ismailajn, kanë qenë 3 herë në zyrën e Sali Berishës në kryeministri, për skenarin e mbledhjes së borxheve të energjisë.

Po kështu, Petrit Ahmeti ka pranuar, se para lidhjes së kontratës CEZ-DIA, ai si hartues i studimit ekonomik të borxheve, Ilir Metaj në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe ish-ambasadori i ndjerë Qazim Tepshi e Kastriot Ismailaj, kanë qenë në zyrat qendrore të CEZ në Pragë.

Atje, kanë rekomanduar Kastriot Ismailajn, si mik të afërt të Ilir Metës, si biznesmen me përvojë në sektorin energjisë dhe njohës i menaxhimit të mbledhjes së borxheve, madje paraqitën dhe një akt-aprovimi nga ish- ministri i ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë e Energjisë, Dritan Prifti.

Si e “groposi” Ilir Metën në SPAK kreu i ERE Petrit

Dëshmia Petrit Ahmetit më 1 nëntor në SPAK përputhet me dëshminë e bosit të CEZ, Josef Hajsek më 26 tetor 2014 dhe me dëshminë e ish-ambasadorit të Shqipërisë në Çeki, Qazim Tepshi, të cilët zbardhën zinxhirin e prapaskenave për kontratën e aferës CEZ-DIA.

Saktësojmë, se pas fillimit të hetimit për këtë dosje, Ambasadori Qazim Tepshi vdiq papritur nga një “atak kardiak”, ndërsa pas tij, po nga “atak kardiak” vdiq papritur edhe Zamir Stefani, ish-Drejtor Juridik i Ministrinë e Ekonomi-Tregti-Energjisë, i cili kishte dëshmuar për përfshirjen e Ilir Metës dhe miratimin e Sali Berishës në aferën CEZ-DIA.

Gjatë pyetjes nga prokuroria në vitin 2015, Petrit Ahmeti e mohoi përfshirjen e tij dhe të Ilir Metës në këtë vjedhje, ndërsa më 1 nëntor 2022 në SPAK, deklaroi krejt skemën./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej