Si na vjedh Shefqet Kastrati 460 mln lekë vetëm nga kursi i këmbimit

Nga Emirjon Senja

Kompania koncensionare per mirembajtjen e Rruges se Kombit u vjedh shqiptareve deri ne 460 milion leke ne vit VETEM prej kursit te kembimit

Pavaresisht si shkon kursi i kembimit te lekut me euron, kompania Albanian Highëay Concession ne pronesi te Salillari shpk dhe Kastrati Group mban nje kurs fiks per ata qe duan ta paguajne ne lek tarifen te trau. Nese shkon me euro do te paguash 5 euro, por nese shkon me leke tarifa eshte fiks 660 leke (!) me nje kurs kembimi 132 leke per 1 euro.

Nuk e di se ku e kane gjetur kete kurs, por shqiptaret kane te pakten 3 vjet e gjysme qe nuk u duhet te paguajne 132 leke per te blere 1 euro.

Me kursin aktual cdo autoveture do te duhej te paguante 600 leke dhe asnje kokerr me shume.

Diferenca eshte 60 leke.

Kjo eshte nje shume qe na merret abuzivisht sa here i afrohemi traut me leke dhe jo euro.

Llogaria

60 leke per autoveture dikujt mund t’i duken pak (imagjino kamionet dhe autobuset), por perllogaritet qe ne Rrugen e Kombit te kalojne mesatarisht 4 200 mjete ne dite (Studimi qe u be para dhenies se koncensionit te mirembajtjes).

Marrim te mireqene qe gjysma e tyre jane mjete qe vijne nga Kosova ne Shqiperi dhe normalisht paguajne me euro duke mos u goditur nga kursi i cmendur i traut, nderkohe gjysma tjeter ( 2 100 mjete) qe nisen nga Shqiperia ne Kosove dhe rrjedhimisht paguajne ne leke ku trau ua shet sa frengu pulen euron.

Sipas nje perllogaritjeje te thjesht, duke marre te mireqene se te gjitha jane autovetura nderkohe qe ka edhe kamione apo autobuse qe paguajne me teper, vetem nga kjo diference e cmendur ne kursin e kembimit, perdoruesve te kesaj rruge qe nisen nga Shqiperia per ne Kosove u merren abuzivisht 126 000 leke ne dite ose deri 45 990 000 leke (te reja) ne vit ne varesi te kursit te kembimit.

Keto jane leke kot, ose thele mbi bisht, krahas te ardhurave te majme nga tarifa normale, se kompanise nuk ia terheq njeri veshin.

Na kane kthyer ne pagues tarifash, faturash, gjobash e kredish te bindur pa asnje te drejte. Nese ky nuk eshte sundim oligarkesh çfare eshte tjeter?

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej