Si po i shpëtojnë ndëshkimit të korruptuarit. 288 emra të shkarkuar nga Vetingu, por asnjë nuk ndodhet në qeli

Në total, që kur ka nisur vetingu e deri më sot janë larguar nga sistemi plot 288 emra. Deri më sot asnjë nuk është i arrestuar. Ndërkohë kemi nën hetim vetëm një numër shumë të ulët.

Asnjë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve të ngelur në veting nuk ndodhet sot në qeli. Ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka gjetur ata me shkelje dhe fshehje pasurie, shumica jo vetëm që nuk janë hetuar, por kanë hyrë në sistemin e drejtësisë nga dritarja duke u bërë avokatë.

“Pamfleti” ka siguruar raportin statistikor të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që nga nisja e vetingut dhe deri më sot dhe bëhet me dije se janë marrë 200 vendime për shkarkimin nga detyra të 122 gjyqtarëve, 75 prokurorëve, 1 inspektori në ILD dhe 2 ndihmësve ligjorë. Po ashtu janë marrë 80 vendime për ndërprerje të procesit për 49 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektorëve në KLD dhe 7 ndihmësve ligjorë + 1 ish-prokurori; (Neni G i Aneksit të Kushtetutës);

Pra kemi 80 emra që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e vetingut. Ndërkohë kemi dhe 8 të tjerë që kanë dhënë dorëheqjen para nisjes së vetingut. Në total, që kur ka nisur vetingu e deri më sot janë larguar nga sistemi plot 288 emra. Deri më sot asnjë nuk është i arrestuar. Ndërkohë kemi nën hetim vetëm një numër shumë të ulët. SPAK nisi hetimet për disa ish-anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Për gjykim ka dërguar vetëm ish-kryetarin Bashkim Dedja. Ndërkohë nga prokuroritë e rretheve nuk ka asnjë lëvizje. I vetmi rast i fundit është nisja e hetimeve për ish-kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha. Pra në vija të përgjithshme, janë rreth 280 emra që jetojnë duke shijuar pasuritë prej sheiku. Secili rezulton me pasuri të jashtëzakonshme, por institucionet luajnë ping pong.

SPAK justifikohet me argumentin se nuk janë në kompetencë të saj hetimet për prokurorët e rretheve. Por nga një vëzhgim edhe në të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2021, rezulton se në rrethe nuk ka asnjë nisje hetimi për të ngelurit në veting.

Ndërkohë shumica janë bërë avokatë dhe teksa dikur ishin ata q ë fusnin në burg kriminelët, sot punojnë t’i nxjerrin nga qelitë. Ajo që vihet re është se ka një lloj sinkronizimi, pasi gjyqtarët apo prokurorët që janë në detyrë mbrojnë ish-kolegët e tyre.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej