Si u ngrit në detyrë “rrufjani” Neritan Nallbati që lejoi 950 kg. kokainë të “Bana King”

Gledis Nano e ka në sirtar dosjen e zezë të mikut të bandave Çapja- Sanxhaktari- Xibraka/ Kudo ku ka qenë drejtues policie, janë fuqizuar e nuk janë prekur bandat kriminale, sepse ky u krijoi terren veprimi e mburojë, prandaj në vitin 2003 është përjashtuar nga Policia, por në shkelje të ligjit, është rikthyer në tetor 2013 përsëri drejtor në Elbasan, ndërsa  para 1 jave, me ndihmën e mafies së ndërtimit e trafikantëve, u emërua Drejtor i Policisë Kriminale

Duhet thënë e vërteta, se kur Gledis Nano u emërua Drejtor i Policisë së Shtetit, shqiptarët u gëzuan, me shpresë se policia shpëtoi nga kapja prej krimit, dhe do pastrohej nga kthetrat e llumi i Ardi Veliut, por drejtuesve iu ndërruan vendet, madje miqtë e trafikantëve u ngritën në detyrë.

Këtë e provon emërimi i Neritan Nallbatit para 1 jave, në postin Drejtor i Policisë Kriminale të Shqipërisë, kur ai duhet shporrur nga shërbimi policor e duhet çuar para drejtësisë, si mbrojtës i bandave kriminale dhe përfitues prej aktivitetit të tyre.

Po ndalemi vetëm te dy fakte, që dëshmojnë për lidhjet e tij me një grup trafiku droge:

  1. Më 31 dhjetor 2021, ose vetëm 1 muaj pasi Gledis Nano e emëroi Neritan Nallbatin Drejtor Policie të Qarkut- Durrës, kompania “Bana King”, futi lirshëm në Portin Detar 119 kg. kokainë, madje e nxori dhe e çoi te magazinat në Vaqarr.
  2. Më 16 korrik 2022, kompania “Bana King” me pronar Trifon Muratajn, futi lirshëm në Portin e Durrësit pa asnjë kontroll policor, 830 kg. kokainë me 49 arka bananesh brenda kontejnerit, të cilën po me lejen e policisë së Durrësit e zhduku.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nuk e hetoi kryepolicin e Durrësit, dhe asnjë vartës të tij, mbasi fijet çonin te drejtor Nallbati; madje, Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, bëri këto dy karshillëqe publike e antiligjore:

  1. Pasi “Bana King” futi 119 kg. kokainë më 31 dhjetor 2021, drejtori Nallbati u vlerësua “Shkëlqyer” në analizën vjetore të punës së policisë, me motivacionin: “Për arritje në ndalimin e trafiqeve dhe goditjen e grupeve kriminale”.
  2. Më 27 korrik 2022, vetëm 10 ditë pasi nga kontejneri i kompanisë “Bana King” në Portin e Durrësit, u zhdukën 49 arka bananesh me 830 kg. kokainë, drejtori Neritan Nallbati u emërua Drejtor i Policisë Kriminale të Shqipërisë dhe u gradua “Drejtues i Lartë”.

Dimë, që pronari i “Bana King” Trifon Murataj nga Fieri dhe kryepolici  Neritan Nallbati, kanë krijuar lidhje intresash, gjatë kohës kur njeri ishte Drejtor i Policisë së Fierit, ndërsa bosi i “Bana King”, merrej me kontrabandë hidrokarburesh në “Albpetrol”.

Prej kësaj lidhjeje të vjetër në pazare kriminale e përfitime reciproke, Neritan Nallbati nuk e hetoi dhe nuk e procedoi bosin e “Bana King”, Trifon Murataj, për dy rastet me sasi totale 950 kg. kokainë që futi në Portin e Durrësit dhe e nxori lirshëm prej andej.

Kjo është vetëm një nga lidhjet me trafikantët, mbasi kryepolici Nallbati ka shumë lidhje e histori të tjera bashkëpunimi me grupet kriminale në Elbasan, Fier, Vlorë, Berat, Durrës; të dhënat e të cilëve, drejtori Gledis Nano i ka në sirtar.

Mjafton t’i kujtojmë, se kudo që Neritan Nallbati ka qenë drejtues policie, janë shtuar, riaktivizuar, fuqizuar e nuk janë prekur bandat kriminale, sepse ky u krijoi terren veprimi e mburojë.

Prandaj më 30 dhjetor 2003, kur ishte drejtor Elbasan, po nga ish- pushteti i PS, u përjashtua përgjithmonë nga Policia e Shtetit, por në shkelje të ligjit, është rikthyer më 9 tetor 2013, dhe përsëri Drejtor Policie në Elbasan.

Ndërsa  para 1 jave, me ndihmën e mafies së ndërtimit e trafikantëve, u emërua Drejtor i Policisë Kriminale dhe u gradua “Drejtues Madhor”. Në vijim, prova për pasuritë e tij./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej