Skenar filmash në kufi, i mituri shqiptar “merr zvarrë” policinë greke, kishte fshehur “mallin” në mjet

Një i mitur shqiptar dhe dy bashkëpunëtor të tij nuk i janë bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur dhe kanë përplasur dy automjete të policisë, duke rrezikuar jetën e efektivëve.

I mituri, i cili drejtonte një fuoristradë “Mercedes-Benz ML”, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, por shtoi shpejtësinë duke u futur në sens të kundërt dhe përplasi dy automjete të policisë greke.

Automjeti u rrethua nga forca të shumta policie dhe u ndalua. Në drejtim ishte i mituri shqiptar e pasagjerë ishin dy shqiptarë, një grua 41 vjeçe dhe një burrë 49 vjeç. Ky i fundit rezulton të jetë person në kërkim në shtetin fqinj nga Prokuroria e Patrës dhe e Athinës.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan edhe 2 çanta me 21 pako me 31 kg marijuanë, të cilat ishin ngarkuar në kufirin e gjelbër.

Po ashtu, u sekuestruan edhe 3 celularë e 5 karta SIM. Nga kontrolli rezultoi gjithashtu se targat i përkisnin një automjeti tjetër.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej