Skenari tronditës i Artan Hoxhës: Tritoli ndaj Ndrecës është mesazh, Hila problematik

Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se tritoli ndaj Bernard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës është mesazh.

“Vendosja e eksplozivit në atë krah dhe një sasi eksplozivi e vogël sigurisht që unë e lexoj më tepër se sa synim për ta eleminuar fizikisht objektivin, e shikoj si një mesazh paralajmërues që shkon ndaj tij.

Pra, nëse autorët do të donin ta eliminonin fizikisht zotin Ndreca, ata do ta vendosnin eksplozivin poshtë sediljes së tij,” – u shpreh Hoxha. Ndërkaq ai përmendi si një person shumë problematik Zef Hilën. Hoxha u shpreh se ish-deputeti ka qenë në SPAK, nën hetim për ngjarje të tjera, ka qenë në gjykim, ka pasur konflikte me persona etj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej