“S’më ftoi në fejesën e djalit edhe pse e thirra në dasmën e djalit”, vijon sherri banal mes Remzies dhe Mihrijes

Një konflikt sa alla shqiptare aq edhe banal ka bërë bujë në rrjetet sociale këto kohët e fundit. E kemi fjalën për hatërmbetjen midis dy këngëtareve, pjesë e estradës kosovare. Pak kohë më parë Mihrija fejoi djalin por në festë nuk ishte e pranishme Remzia e cila është mikeshë e këngëtare. Kjo e fundit e pyetur se pse nuk ishte prezentë në fejesën e djalit të Mihrijes tha se nuk ishte ftuar nga këngëtarja dhe shoqja e saj edhe pse ajo vetë e kishte thirrur në dasmë të djalit.

Konkretisht ajo tha:

Mihrija e ka feju djalin edhe me pas qen e ftuar nuk më ka ftu shpresoj se në dasmë ka mem ftu se ek am thirr për djalin tem.

Pas kësaj deklarate që bëri xhiro kudo, ka reaguar vetë Mihrija. Kjo e fundit nuk ka nguruar dhe ja ka kthyer me të njëjtën monedhë Remzies.

“Remzia e ka feju djalin e nuk më ka ftu, as un nuk e kam ftu në fejes të djalit tem, Remzia kur e ka martu djalin me ka thirr edhe une kur te martoj djalin kam me thirr” ka thënë këngëtarja.

Ndonëse u bënë 1-1 në konfliktin e tyre, Remizija ka reaguar përsëri duke deklaruar përmes një story në Instagram se kanë nisur të japin mend trutharët.

Pas këtij ‘speci’ nuk dihet si do të shkojë konflikti mes dy këngëtareve, por ajo që vlen për t’u theksuar është fakti që Mihrija nuk e ka ftuar Remzien në fejesën e djalit pasi edhe kjo nuk e ka thirrur në fejesën e djalit të saj, teksa në dasmë do ta ftojë pasi edhe Remzia e ka thirrur në dasmën e djalit të saj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej