Socialistët shkodranë në kaos, të frikësuar nga humbjet nisin manipulimet

Me një agjendë të mirëpërcaktuar, socialistët në Shkodër kanë nisur që tani të bëjnë lojën e fushatës për zgjedhjet vendore të 2023. Të frikësuar nga humbjet që kanë marrë njera pas tjetrës, ato po mundohen të shfrytëzojnë çdo hapësirë të mundshme për të rënë në sy, pa pyetur për kostot ndaj qytetarëve.

Skandalin e radhës e prodhuan me mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak ku këshilltarët socialist duke shfrytezuar votat qe kanë, nuk miratuan disa investime në infrastrukturë të cilat bashkia i solli si kërkesë të qytetarëve të këtyre zonave. Bashkia Shkoder ka vendosur që të anullojë fondin për fushën e mbetjeve pranë varrezave të dëshmorëve dhe të rialokojë disa fonde që nuk janë përdorur në investimet e parashikuara më përpara. Kjo ide e bashkisë u kundërshtua nga anëtarët e këshillit të cilët nuk e miratuan.

Votën kundër e dhanë vetëm PS sepse aleati i tyre PSD ishte pro këtyre investimeve të bashkisë. Madje PSD përmes këshilltarëve të saj e cilësoi domosdoshmëri dhe të miremenduar ketë nderhyrje, duke i bërë thirrje kolegeve socialist të mos bëhen pengesë duke shfrytëzuar votat që kanë.

Edhe kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia tha se rrugët dhe sheshet e përzgjedhura për të investuar kanë shumë nevojë për ndërhyrje dhe se nuk është politike. Madje ai kërkoi që të gjithe të zhvishen nga kostumi politik kur flitet për të tilla nderhyrje të domosdoshme. Në fund me 25 vota kundër dhe 6 vota pro të PSD projektvendimi për investime nuk u miratua duke u lënë të rishqyrtohet për mbledhjet e ardhshme.

Ndërkohë kur kishte edhe dy pika të tjera të rendit të ditës disa këshilltarë u larguan duke mos patur kourum dhe mbledhja u ndërpre. Jashtë salle një pjesë e këshilltarëve u munduan të justifikohen për votën e tyre duke thënë se kanë ardhur politik nga drejtuesit e qarkut. Tashmë socialistët po komandohen të dalin kundër interesit qytetar me shpresen se mund të rrisin vota në favorin e tyre./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej