Sokol Olldashi u aksidentua apo e vranë? Klodiana Lala zbërthen dëshminë e Nuredin Dumanit dhe bën deklaratën e fortë: Ja si mund të zbardhet misteri i këtij rasti!

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala komentoi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’, dëshmitë e Nuredin Dumanit që po trondisin botën e krimit.

Një Nuredin Duman tjetër që mund të flasë për këto ngjarje edhe mund të ketë. Apo në rastin e vrasjes së Sokol Olldashit, se është provuar zyrtarisht që është një aksident. Se janë ngritur edhe dyshime për një vrasje të mundshme, por nuk e konfirmoj dot personalisht. Në një rrethanë të caktuar ato mund të zbardhen nga një i penduar tjetër. Nga rasti i Dumanit nuk rezulton të ketë folur për këto dy ngjarje. Ka implikuar personazhe shumë të njohur në Durrës.

Janë kontrolluar shumë banesa në Durrës, mes tyre edhe biznesmeni Xhevdet Troplini. Është kontrolluar banesa e djalit të tij dhe e nipit, por të më falë publiku se nuk e publikoj dot vrasjen për të cilën bëhet fjalë. Është plotësisht i besueshëm për ato ngjarje ku ka qenë i përfshirë direkt, ndërsa SPAK duhet të hetojë për ngjarjet që pretendon se ka informacion”, tha Lala.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej