Sonila Meço: Shajeni Edi Ramën me çfarë i përmban pragu i derës

Sonila Meço ka ftuar ata që ikin nga Shqipëria, të bëjnë një ushtrim.

Në fund, iu kërkon të shajnë me ç’e përmban pragu, atë që po i përzë shqiptarët.

“Në aeroporte, sidomos në fundvit kupton përmasën e trishtë të emigracionit shqiptar.

Nuk është as e lehtë dhe as e lumtur ikja. Sidomos nga një vend jo në luftë. Se nuk ka një stimul të fortë psiqik mbijetese nga bombardimet, rreziku i atypëratyshëm.
Ikja për një jetë më të mirë, nga shuarja e shpresës ndodh pas një vuajtjeje të ngadaltë, por këmbëngulëse. Si një re e zezë, që mblidhet e pështillet duke u zgjeruar pa lëshuar pikë shiu mbi krye, por edhe pa lënë as një rreze t’vetme me shndrit mbi qerpik, me qetësu dhimbjet e kockave, me e grric nga pak depresionin.

Një ushtrim që m’ka bërë të arrij sadopak në ngulfatjen e atij çasti ndarjeje me gjithsej është ky: Në pesë copa letre shkruani 5 gjëra a njerëzit më të shtrenjtë. Mendohuni mirë, thërrisni nga thellësia e stomakut dhe gjoksit çfarë doni, dashuroni, dëshironi me shpirt.

Imagjinoni tani kufirin e parë, ku ju kërkohet të lini një nga pesë zgjedhjet tuaja. Mendohuni, vendosni, lëreni letrën në atë kufi. Qe e vështirë zgjedhja për braktisjen e parë?

Vijoni me kufirin e dytë, ju kërkohet të braktisni një ndër 4 gjërat e njerëzit më të shtrenjtë. Mendohuni, vendosni, lëreni letrën në atë kufi. Qe e vështirë zgjedhja për braktisjen e dytë?

Merrni rrugën për tek kufiri i tretë, aty do të braktisni sërish një ndër tre më të shtrenjtët. Mendohuni, vendosni, lëreni letrën në atë kufi. Qe e vështirë zgjedhja për braktisjen e tretë?

Dhe tani ju pret kufiri i katërt, ai ku ju kërkohet mes dy letrave ku pikon mall i shpirtit tuaj, të lini njërën. Këtu qendroni gjatë, përjetoni gjithë procesin. Sepse deri këtu zgjedhjet bëheshin jo pa dhimbje, por të durueshme.

Provojeni deri në fund, me empatinë në veprim ç’do të thotë të vendosësh kë të mbash e kë të lësh në ikjen për një jetë më të mirë, nga shuarja e shpresës.

Kë relativizon këtë torturë me termat e “lirisë së lëvizjes”, “duan pa ikin”, “përtacë e të paaftë”, “ndodh kudo në botë” imagjinojeni pas atij procesi dhe me zë të lartë thuajani çfarë ju mban shpirti, fjalori dhe gurra popullore.

I detyruan shqiptarët të jetojnë vite jetë në terminale, t’u pas mrekullinë nën e mbi krye. Pa pas luftë, bombardime e gjenocid.

Bëjeni ushtrimin sa herë e ndjeni se keni frikë të reagoni, flisni, vendosni! Ky ushtrim i dhimbshëm, por zgjues është dhurata ime për çdo mik virtual e real në rrjetet e mia sociale”, shkruan ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej