SPAK merr në pyetje vajzën e video-skandalit, është nga Berati, ka biznes në Tiranë

SPAK ka identifikuar gruan që shfaqet në video skandalin me tashmë ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Ajo është 40-vjeçaria Alma.K, e cila rezulton të jetë nga qyteti i Beratit, por e martuar në Durrës me H.Ll.

Alma.K, është lokalizuar dhe po merret në pyetje nga SPAK. Sipas “Ora News”, gruaja zotëron dhe një biznes këshillimi ndaj kompanive të treta në Tiranë.

Çështja ndaj kryebashkiakut të Kukësit, aktualisht ka nisur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale kjo që parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe ka një marsh dënimi deri në 7 vite burgim.

Pritet që SPAK, të shoqërojë kryebashkiakun Safet Gjici, tashmë të shkarkuar me qëllim marrjen e tij në pyetje. Ndërsa SPAK, po analizon situatën dhe ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest në burg”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej