Spartak Ngjela: Berisha e di që nuk vjen në pushtet me votë, por ka një qëllim

Avokati Spartak Ngjela thotë se ish kryeministri Sali Berisha e di fare mirë se me votë nuk vjen dot në pushtet, për shkak edhe të shpalljes “non grata” nga SHBA-të.

Ngjela u shpreh se qëllimi i Berishës është të shkaktojë krizë politike.

Sipas tij, qeveria mund të rrëzohet me protesta, nëse Partia Demokratike ka një masë kompakte në disa qytete në vend.

“Saliu këtu do ta destabilizojë dot shoqërinë? Nuk kërkon ai të vijë në pushtet, do destabilizim, as mos e diskutoni këtë. Kërkon lëvizje shoqërore që t’i japë mundësi të krijohet një krizë politike në Shqipëri. Në pushtet vjen me vota, e di ai që nuk vjen dot në pushtet. Nëse PD-ja ka një masë kompakte, qeveria rrëzohet me protesta, kryeministri është i detyruar të japë dorëheqjen. Masë kompakte do të thotë, njerëz shumë, minimumi në 7 qytete të Shqipërisë”, theksoi avokati.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej