Speed Taxi e Tonin (Nin) Kokaj, vjedh shtetin. Françesko Kapo hesht

Këtë javë SHkodraNews udhëtoi disa herë drejt Tiranës dhe Velipojës. Menduam që në vajtje të zgjidhnim kompaninë Speed Taxi të Tonin (Nin) Kokaj.

Kjo kompani që mban Nene Terezën të printuar mbi makinë, jo vetëm që ka një shërbim skandaloz ndaj klientit, jo vetëm që është më e shtrenjtë se kompanitë e tjera por më kryesorja vjedh shtetit.

Konkretisht, edhe se shoferët na mbanin mend kompania si klienta të rregullt kërkuan 70 mijë lek të vjetra për një rrugë vajtje në Tiranë. Ndërkohë qe me të gjitha kompanitë e Tiranës u kthyem me makinë elektrike, prodhim i viteve të fundit, me 60 mijë lek të vjetra.

Përveç çmimeve, më skandaloz është fakti që kjo kompani vjedh shtetin. Siç e shikoni nga video, shoferi as e ka ndermend të presë faturën tatimore.

Nuk dihet pse i lejon Françesko Kapo, Drejtori i Hetimit Tatimor këto shkelje por ne në shkrimet vijuese do ju tregojmë se si në bashkëpunim me kompaninë e taksive të TIranës, organizohen punë të pista./SHkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej