Spiun i Sigurimit; Meta kërcënon Autoritetin e Dosjeve dhe paralajmëron Ramën për ‘sekrete’ amerikane

Kjo që po ndodh i tejkalon të gjitha cmenduritë.

Po bëhet e vështirë ta ndjekësh me cdo lajm, pasi Ilir Meta po rri ‘non stop’ në ekran.

Sa më shumë merr informacione se fundin e ka të pashmangshëm, aq më shumë del LIVE.

Në konferencën e 1001′ brenda ditës, Ilir Meta doli për ‘llogjet’ e veta, por u pyet nga gazetarët për skandalin e radhës që i doli, dosjen e Sigurimit të Shtetit.

Meta u tërbua duke e quajtur manipulim dhe nuk hezitoi të kërcënonte Autoritetin e Dosjeve, se do të mbajë përgjegjësi për zbulimin e sekretit të tij.

Paralajmërimin kryesor e kishte për KM, sic e quajti Kryeministrin Edi Rama, kur tha se ka ca informacione sekrete me emra konkretë që i kanë ardhur nga SHBA.

Çmenduria e radhës. Njeriu që pritet të shpallet ‘non grata’ nga SHBA, paska informacione sekrete për të tjerët.

Edhe në këtë skandal, Meta fajëson dyshen Rama-Basha dhe opozitën në Kuvend, që thotë se ka akoma mes saj Lulushë.

Njëjtë si Saliu, edhe ky thotë ‘Jam Ilir Rexhep Metaj’ unë o budallenj.

Ah të mjerë!

Të vetmin argument që kishte, ishte fakti që ‘pse po nxitojnë kaq shumë për këtë ngjarje’, pasi ai aty ka qenë dhe sipas tij, ata kanë ditur cdo gjë.

Për Metën, kjo ka vetëm një shpjegim: Që Rama të largojë vëmendjen nga skandalet dhe të shtyjë edhe ca muaj të tjerë.

E si për ta minimizuar skandalin që iu zbulua, Meta tha se ishte vënë në dijeni nga Autoriteti, por me një email që kur ta publikojë, do gajasen të gjithë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej