Spiunesha që i jep dosjet Brisit të Monikës është Jona Shaba e stafit Anti-korrupsion të Ulsi Manjës

O Bablok të hëngërt tënja, “urithin” e paske nga brenda/ Nga 1 kopje, ia dorëzon Brisit, Shefes Anti-korrupsion të Partisë së Lirisë, e cila fillimisht ia dorëzonte Monikës, ndërsa tani ia dorëzon kryespiunit të partisë, Ilir Metaj, që ia jep përsëri Brisit të dalë t’i lexojë nëpër televizione, meqë është… “brisk” nga goja

Deri tani është dyshuar e përfolur, se dokumentet e aferës së landfilleve, Monikës e spiunit Ilir Metaj ia jepte një ish-ministër, por në fakt, sipas një investigimi që ka bërë “Pamfleti”, rezulton se ia jep një “mikeshë apartamentesh konfidenciale” e Brisit dhe ish-vartëse e saj te tatimet.

Spiunesha quhet Jona Shaba, prej 7 muajsh emëruar shefe sektori te Njësia Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, strukturë përbërëse e Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, që ka ekskluzivitetin të kontrollojë e të tërheq çdo dokument në institucionet qeveritare.

Mikesha dhe “agjentja” Jona Shaba e Brisit të Monikës, është në sektorin e verifikimit të denoncimeve që bëhen për koncesionet e PPP, dhe fshehtas fotokopjon çdo dokument që merr për landfillet te Agjencia e Koncesioneve, tatimet, doganat e kompanitë private.
Nga 1 kopje, ia dorëzon Brisit, Shefes Anti-korrupsion të Partisë së Lirisë, e cila fillimisht ia dorëzonte Monikës, ndërsa tani ia dorëzon krye-spiunit të partisë, Ilir Metaj, i cili ia jep përsëri Brisit të dalë t’i lexojë nëpër televizione, meqë është “brisk” nga goja.

Nuk është rastësi, që Monika Kryemadhi, ka filluar t’i publikojë dokumentet tatimore e doganore për landfillet pas muajit shkurt 2022, kohë që përputhet me emërimin e mikeshës së Brisit në Njësinë Anti-Korrupsion te Kabineti i Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Me letrat që dorëzon “agjentja” Jona Shaba te Partia e Lirisë, kanë lidhje deklarimet e Monikës, spiunit Ilit Metaj e Brisit, se në vijim do nxjerrin letra edhe për aferat e tjera korruptive.

Spiunesha Jona Shaba e ka perfeksionuar stilin e marrjes së dokumenteve, duke i futur dhe në zona intime kur del nga zyra; siç duket i ka dhënë eksperiencën e tij, krye-spiuni Ilir Metaj.

Si janë lidhur e çfarë kanë bërë sëbashku, dy “Sh”-ët Shehaj e Shaba e çfarë u ka zbuluar KLSH?

Të dyja kanë qenë kasiere në “Fibank”, ndërsa në muajin tetor 2013, kur Brisida Shehaj u bë Drejtoreshë e Tatimeve, mikeshën e saj Jona Shaba e bëri Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore.

KLSH zbuloi, se Brisi e kishte emëruar me dokumente false dhe pa konkurs e me një Vendim Prove nr. 215, datë 13.11. 2013, ndërsa më pas, në shkelje të ligjit e emëroi drejtoreshë defintive me Vendim 379, datë 31.01.2014, me dokumente sikur kishte bërë trajnime e konkurs.

Në konkluzionet KLSH, Brisit iu la detyrë që brenda 3 ditësh, ta largonte mikeshën saj nga detyra, mbasi emërimi i saj nuk kishte asnjë përputhje me kriteret e shërbimit tatimor, por Brisi nuk e largoi, madje i shtoi dhe sektorin e Shërbimeve Ekonomike e Mbështetëse në Tatime.

Po kështu, KLSH, konstatoi se Jona Shaba kishte bërë 237 emërime në shkelje të ligjit, shumica me dokumente false për eksperiencë në tatime dhe me diploma ekonomi-finance, juridiku e trajnimesh false, madje duke i trajtuar me paga të kategorisë së lartë.
Mirëpo për aq kohë sa Brisi ishte drejtoreshë, nuk e largoi mikeshën Jona Shaba, mbasi siç thotë një raport i SHISH e Anti-Krimit Ekonomik Financiar, “Bleta e artë” e Bablokut e përdorte për emërime klenteliste, nepotike e me lekë, por edhe si seksere “çeqesh” te bizneset me probleme e ato që donin favore për falsifikim bilancesh, zhdukje detyrimesh, bordero e fatura tatimore false.

Me largimin e Brisit nga tatimet, më 16 dhjetor 2016, u largua dhe mikesha Jona Shaba nga detyra e dopjo drejtoreshës, por me ndihmën e Brisit që u emërua Drejtoreshë te Investimet Strategjike, qëndroi në tatimet e Tiranës si nëpunëse e thjeshtë deri në muajin maj 2018.

Pas ikjes nga tatimet, bashkë me Brisin hapën biznesin fantazmë “ALBAUS Trading Center”, nëpërmjet të cilit filluan pastrimin milionave që vodhën në tatime; ndërsa më 10 shtator 2019, Jona Shaba konkuroi për postin  Drejtoreshë Ekonomike e Burimeve Njerëzore në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por u dogj ngaqë nuk kishte treguar, se KLSH i kishtë dhënë masën “Shkarkim”.

Nuk e dimë, se si në muajin shkurt 2022, mikesha e Brisit  ka depërtuar në Njësinë Anti-korrupsion të Kabinetit të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, por dimë që çdo letër për landfillet dhe dosje të tjera korrupsoini, ajo e dorëzon te kryespiuni Ilir Metaj.
Bablok, prandaj ka dalë ajo fjala e urtë: “O balo të hëngërt tënja, e ke të keqen përbrenda”./Pamfleti   

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej