‘Spiunoi shokun’, si u vu Autoriteti i Dosjeve në lëvizje për figurën e Metës?

Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit.

Si u vu Autoriteti i Dosjeve në lëvizje për figurën e Metës?

Gjithçka nisi në 25 korrik, kur Euronews Albania mësoi se në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar. Kjo për shkak se e-mail zyrtar i institucionit kishte dalë jashtë përdorimit për shkak të sulmit kibernetik.

Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit, figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve.

Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Ndryshimi i ligjit për të verifikuar personazhe të politikës dhe drejtësisë që kanë dalë një herë të pastër nga Komisioni i Dosjeve ka qenë kërkesë e hershme e autoritetit, që nga ana tjetër pas indiceve për disa nga këto persona ka zbuluar se ka materiale që i komprometojnë si bashkëpunëtorë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej