Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta futbollisti i njohur

Ndahet nga jeta krejt papritur në moshën 54-vjeçare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skënderbeut, Festim Fetollari. Fetollari lojën e topkëmbës do ta niste në Korçë me ekipin e para të rinjve të Skënderbeut.

Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte të vështirë për ta vijuar normalisht stërvitjen. Ndaj dhe vendosi ta vazhdojë magjinë e futbollit në Pogradec, pasi fshati i tij Pirg ishte me pranë këtij qyteti.

Trajnerët e tij, Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho, e kanë përfshirë menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shumë shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte në të rriturit e skuadrës liqenore, ku luajti deri në vitin 1994 me një grup futbollistësh, padyshim më të mirët e gjithë historisë së futbollit pogradecar, që nga Janaqi e Blaceri, Bashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka, Topçiu e Neziri, Mahmutat Fraholli e shumë të tjerë, të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre.

Pas këtij viti Fetollarin e pamë si futbollist të Skënderbeut aty ku luajti deri në vitin 1999 për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër te Pogradeci, aty ku dhe mbylli gjithçka si futbollist. Me vonë Fetollarin e pamë si trajner pranë klubit pogradecar kur liqenorët luanin në Kategorinë e Parë.

Sporti në zi/ Ndahet nga jeta futbollisti i njohur i Pogradecit dhe

Për një sezon ishte edhe trajner i skuadrës së Devollit, për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër pranë akademisë së futbollit pogradecar, ku mori përsipër të drejtojë një grup futbollistësh të vegjël U-11, të cilëve u mësonte magjinë e kësaj loje. Me largimin nga jeta të Festim Fetollarit, Pogradeci dhe Skëndërbeu kanë humbur një nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit. Fetollari ishte nga ajo “racë” mesfushorësh shkatërrues, që sot i mungon futbollit shqiptar.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej