Sterilizimi në Shqipëri, 4 herë më i kushtueshëm se në Gjermani!

Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme në një deklaratë për shtyp ka akuzuar sërish qeverinë Rama lidhur me koncensionin e sterilizimit.

Berisha tha se kryeministri Rama së bashku me ish-ministrin, Ilir Beqaj se janë përgjegjësit kryesorë të asaj që ish-kryeministri e quan vjedhja  shekullit.

Gjithashtu ai  u shpreh se sterilizimi iu ka kushtuar shqiptarëve deri më tani 79 mln euro dhe ka rritur çmimin e sterilizimit, duke e çuar 4 herë më të kushtueshëm se në Gjermani.

“Edi Rama provoi dje se ai me Beqjen e tij janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, sepse ai pas amnistimit të Beqjes nga skapi i partisë, në një akt të pastër kriminal, rendi dje të mbrojë me inskenime dhe dëshmitarë të rremë, dhe statistika false, veprën e tij të rëndë penale, sterilizimin që ju ka kushtuar shqiptarëve deri sot 79 mln euro dhe që ka rritur me 80 herë çmimin e sterilizimit për njësi në vend dhe e ka bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se sa në Gjermani. Edi Rama doli dje si krimineli që kthehet në vendin e krimit, duke faktuar se sterilizimi është biznesi i tij dhe Beqjat sepse ai dje mbrojti aferën e tmerrshme korruptive për të cilën, për shkak të kostos stratosferike u privuan nga ndërhyrjet kirurgjikale të domosdoshme, çdo muaj, 1 mijë të sëmurë dhe ky privim me qindra, mos mijëra raste pati pasoja fatale për të sëmurët.  Edi Rama dëshmoi dje se sterilizimi është vjedhja e dytë e tij e shekullit dhe është biznes i tij dhe Beqjes, kurse muratori i tyre Rrapaj me investalin e tij me kapital 1 mijë euro është thjeshtë Zoto i radhës.”,tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej