“Suksesi i madh” i Policisë, kap disa thasë me arra

Policia e Korçës njihet për “aksionet” e saj të suksesshme. Së fundi ka finalizuar “megaoperacionin” e radhës. Këtë herë ka bërë të mundur sekuestrimin e 2 makinave me disa thasë me arra.

Për këtë “megaaksion” ka vënë në pranga tre persona. Në fakt po të mbledhësh vlerat e mallrave që janë gjetur në makina mund të shkojnë në dhjetëra mijëra lekë.

“Specialistët e strukturave hetimore të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Skip”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:-O. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq;-R. O., 56 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq; -E. Ç., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, me detyrë doganier në Pikën Doganore Goricë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Policia e Korçës në Goricë “shet” si sukses dhe si “operacion”, se disa banorë fshatrash marrin 5 thasë me arra dhe nxjerrin bukën e gojës.

Ndërkohë nga ana tjetër në kufi kalojnë maune kontrabandë, kalon drogë, kalon kafe, kalon cigare.

Pra, policia e Korçës në Goricë ka bërë sukses të madh se ka kapur 5 thasë me arra. Personat që janë arrestuar duhet të bëjnë burg dhe kjo u kushton më shumë se ato thasë me arra.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej