“Sulmi i vërtetë ka ndodhur kohë më parë…”, Berisha reagon pas bllokimit të e-Albania dhe nxjerr mesazhin e bujshëm

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzon drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij për bllokimin e shërbimeve online dhe thotë se ata po luajnë me privatësinë e qytetarëve.

Berisha ka publikuar dhe mesazhin e një qytetari dixhital, i cili i shkruan se Rama e ka skenuar vetë këtë sulm kibernetik me qëllim të caktuar.

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS

Hacker-at e e-Albania janë të Edi Ramës!?
Të dashur miq,
Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik ndaj portalit e-albania, të pandodhur kurrë më parë. Në të gjenden informacionet më të rëndësishme të çdo shtetasi shqiptar, që tashmë janë nën kërcënimin e përdorimit të paligjshëm nga autorë të panjohur.

Si mundet kjo qeveri, e cila e ka sforcuar me dhunë që portali e-albania të kthehej në një “institucion dixhital” për pothuajse çdo dokument të rëndësishëm, të lejojë një akt të tillë kriminal? Si mundet të ndërmerren nisma të tilla pa pasur një polici profesionale të krimit kibernetik? Si mundet Edi Rama dhe qeveria e tij të luajnë me privatësinë e qytetarëve në këtë mënyrë?

Ky sulm cenon gjithësecilin prej nesh, por Edi Rama nuk është dhe aq i shqetësuar, sepse ai ka kryer vetë sulme kibernetike. Të dhënat me pagat, kartat e identitetit, numrat e telefonave, vendet e punës ishin në dorën e patronazhistëve gjatë gjithë kohës. Por si ndodhi kjo? Nga i morën kriminelët kibernetikë, të ashtuquajtur “patronazhistë”, këto të dhëna? Edi Rama dhe qeveria e tij me mendësinë komuniste përndjekin çdo hap të qytetarëve, njësoj siç bënin etërit e tij. Edvin Rama, ka përdorur çdo informacion privat të qytetarëve te portalit E Albania për shantazhe gjatë kohës së fushatës elektorale.
Sulmi kibernetik do të kishte gjasa të pakta për të ndodhur nëse siguria e portalit do të ishte më e madhe dhe aftësia për kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve të ishte më profesionale.

Sulmi i vërtetë kibernetik ka ndodhur disa kohë më parë, më hapur dhe më i dëmshëm dhe kishte vetëm një autor, Edi Ramën.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! #sb

Pershendetje doktor. Kam nje informacion nga korridoret brenda rilindjes qe koka e meduzes Edi Rama e skenoj vet kete MEGASKANDALIN e kibernitikes per te nderhyre tek serverat e te dhenave personale qe patronazhistet te kene akses me te sofistikuar per zgjedhjet e ardhshme qe mund te jene edhe te parakoheshme!

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej