Nga ngjarja shokuese e vrasjes së rojës në televizionin kombëtar Top Channel, janë zbardhur të tjera detaje tronditëse. Momenti i agresionit nga autorët, roja Pal Kola është gjendur në gabinë ku është kapur nga plumbat e kallashnikovit.
Nga kamerat e sigurisë raportohet se kanë qenë tre persona në makinë. Mjeti Range Rover u gjet më pas i djegur në Golem, brenda të cilit ndodheshin edhe dy kallashnikov.
Burime policore bëjnë me dije se një nga pistat kryesore që po heton policia është ajo e goditjes për shkak të fjalës së lirë.Si dhe nuk përjashtohet edhe mundësia që ngjarja është shkaktuar si pasojë e një konflikti të mundshëm për shkak të pronësisë.