”Të lërë kolateral godinën e PD-së”, Çani: Të marrë kredi mbi 100 milionë euro nëse kërkon të fitojë zgjedhjet

Moderatori i mirënjohur Arian Çani, thotë se nëse opozita do të fitojë zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, duhet të marrë super kredi në bankë për të financuar fushatën. Për të pushteti hyn në lojë me fitore të mëdha, ndaj opozita duhet të jetë e përgatitur.

“Mendoj se opozita duhet të bënte hapur, të merrte kredi në bankë, një kredi super të madhe sepse duke pasur një arkë partiake me shumë para krijon besim te njerëzit, tingëllon cinike por ato bëjnë diferencën, zgjedhjet janë një treg”, shprehet Çani.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, analisti u shpreh se opozita duhet të marrë kredi mbi 100 milionë euro “për të blerë Shqipërinë” dhe të lërë kolateral godinën aktuale ku ndodhet selia e Partisë Demokratike, pranë Rrugës së Elbasanit.

”Meqë loja është e tillë, opozita duhet të marrë një kredi për të blerë Shqipërinë, patjetër mbi 100 milionë euro, kolateral do kenë besimin. Di që në gjithë botën marrin kredi opozitarët. Godina akutale e PD-së është kolateral i mirë, partia merr kredinë, nuk do marrin Meta dhe Berisha”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej