Të panjohurat e dosjes amerikane për financimin rus në Tiranë

Bëhet fjalë për paratë që u paguan në qershorin e 2017-s, pasi dështoi çadra që zgjati nga shkurti e deri në fund të majit, para që u përdorën për të lobuar në SHBA që qeveria e Uashintonit të mos emëronte në Tiranë zonjën Kathleen Kavalec. Një superdiplomate dhe njohëse e thellë e çështjeve ruse…

Tashmë përbën fakt zyrtar, të gjithëpranuar e të miratuar nga qeveria e SHBA, e cila sot e ka publikuar në mediat e të gjithë botës: Miliardat që Vladimir Putin ka paguar në politikën europiane për të korruptuar politikanë që përkrahin axhendën e tij.

Po të shfletosh sot gazetat europiane: Në Britani janë publikuar paratë që Putini pagoi për Brexit dhe partitë britanike; në Francë milionat për Mari Le Pen; në Spanjë për Podemos; në Itali për Melonin e Salvinin, ndërsa në  Shqipëri doli vetëm një fakt…

Që tashmë e dimë të gjithë se është publik dhe përbën një dosje të qepur: 500 mijë dollarët me të cilat u pagua një lobim për Trump, gjatë çadrës së Lulzim Bashës janë vërtetuar se kanë origjinë ruse.

Bëhet fjalë për paratë që u paguan në qershorin e 2017-s, pasi dështoi çadra që zgjati nga shkurti e deri në fund të majit, para që u përdorën për të lobuar në SHBA që qeveria e Uashintonit të mos emëronte në Tiranë zonjën Kathleen Kavalec. Një superdiplomate dhe njohëse e thellë e çështjeve ruse.

Për ambasadoren Kavalec ishte planifikuar që të shërbente në Ballkan si kryekoordinatorja e SHBA për të nisur kundërofensivën ndaj Moskës, e cila po bënte kërdinë në rajon.

Në Podgoricë fondet ruse tentuan të rrëzojnë me grusht shteti Milo Gjukanoviçin, ndërsa në Shkup masakruan Zoran Zaevin e Zijadin Selën, nëpërmjet nacionalistëve të VRMO-së që kundërshtuan zgjedhjen e një kryetari Kuvendi shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

I gjithë synimi ishte që Ballkani të përfshihej në trazira, e të mos lejohej që njerëzit që i njohin më mirë skutat ruse të shërbenin si përfaqësues të Uashingtonit në rajon.

Kavalec ishte ndër më të mirat në Departamentin e Shtetit për këtë çështje, dhe PD ka lobuar që disa senatorë e kongresmenë të hedhin baltë mbi të në Komitetin e Jashtëm të Senatit, që çoi më pas në tërheqjen e Presidentit Trump për ta emëruar si ambasadore në Shqipëri.

Tërheqja e Kavalec u kompensua pak vite më vonë me emërimin e Chris Hill, të cilin Departamenti i Shtetit e tërhoqi nga pensioni për ta emëruar si ambasador në Beograd, për të shërbyer edhe si bulldozer kundër Moskës në rajon.

Siç mësohet, ajo që ‘Zëri Amerikës’ ka nxjerrë sot është shumë pak në krahasim me një thes me letra që tregojnë se kush ishin ata njerëz që kanë ndikuar në PD që të mos vijë në Tiranë Kathleen Kavalec. Të gjitha gjurmët natyrisht të çojnë te Ilir Meta e Sali Berisha, të cilët megjithatë u zhgënjyen më keq me ambasadoren Yuri Kim.

Burimet thonë, se ka qenë vetë Sekretari i Shtetit i asaj kohe, Rex Tillerson, i cili është xhindosur kur ka marrë vesh burimin e lobimit për ambasadoren e propozuar për në Tiranë.

“Nuk deshën shiun, tani të përjetojnë stuhinë”, ka thënë Tillerson, që më pas ka propozuar ambasadoren aktuale Yuri Kim, e cila ishte gjithashtu një zyrtare shumë rëndësishme e Departamentit të Shtetit, dhe siç edhe doli, ishte më keq se Donald Lu e zonja Kavalec në imagjinatën e atyre që i kundërshtuan. Pasi Amerika nuk ka të bëjë me individët por me idetë dhe parimet./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej