Të shtëna me armë në Tiranë, tetë të rinj konfliktohen për një vajzë, ndërhyn Policia

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Tiranës pas mesnate, rreth orës 03.00 të mëngjesit. Disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka shtënë me pistoletë në ajër, por fatmirësisht pa të lënduar.

Djemtë kanë qenë të moshave nga 18-20 vjeç, raporton gazetari Igli Çelmeta për News 24, ndërkohë që raportohet se njëri prej tyre tyre ka përfunduar në QSUT, pasi gjatë konfliktit është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime në këmbë.

Shkak i konfliktit mes dy grupeve te të rinjve ka qenë ngacmimi i një vajze nga një djalë i njërit prej grupeve. Policia e Tiranës ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka gjetur armën me të cilën u qëllua në ajër dhe i ka shoqëruar të rinjtë për intervistim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej