Një ngjarje tragjike ka ndodhur në stacionin e trenit në Chiari të Italisë, ku ka humbur jetën një 15-vjeçar shqiptar.
Bëhet me dije se 15-vjeçari shqiptar ka tentuar të kalojë shinat në momentin që është përplasur për vdekje nga treni.
Ngjarja ka ndodhur në sy të bashkëmoshatarëve të tij, të cilët janë tmerruara nga skena që kanë parë. Ata kanë treguar se kishin vendosur të merrnin nën kalimin, ndërsa shqiptari tha se do të kalonte shinat, gjë që përfundoi tragjikisht për të.