Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e së premtes (5/5) në Japoni.
Epiqendra e tërmetit të fortë është regjistruar në rajonin Ishikawa. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar në 40 km. Për momentin nuk ka paralajmërim për cunami.