‘Tërmeti’: Çfarë sjell rihapja e dosjes së ‘Gërdecit’?

Përtej zhurmës politike dhe polemikave nga palët, rihapja e dosjes së katastrofës së Gërdecit, është një zhvillim i rëndësishëm për një krim masiv, i cili nuk është gjykuar asnjëherë. Kjo, pasi herën e parë kur drejtësia shqiptare e gjykoi ‘Gërdecin’, ngjarja u trajtua si një problem i sigurimit teknik në punë, në linjën e pakujdesisë së “aksidentit teknologjik”. Kështu në këtë logjikë u gjykua Mihal Delijorgji dhe shefi i repartit të demontimit, kreu i MEICO-s, Ylli Pinari, apo edhe zyrtarë të nivelit të dytë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Një “larje duarsh” alla Ponc Pilat, që kurrë nuk hetoi thelbin e ngjarjes së tmerrshme të 15 Marsit 2008, ku vdiqën 26 persona, u plagosën mbi 300 e ku u hodh në erë një fshat i tërë. Gjithçka ka ardhur në këtë pikë falë këmbënguljes dhe vendosmërisë së Zamira Durtdës, nënës së Edison Durdës, 7 vjeçarit që vdiq ndërsa po shkonte me një shok të tij për t’i çuar bukën djalit të xhaxhait.

Fatmir Mediut i është komunikuar akuza për shpërdorim detyre, që duket si një klishe bazike, për të cilët çdo zyrtar nën hetim e nis fazën e gjykimit.

Por edhe sikur, edhe në vijim të mbetet një cilësim i tillë, ai gjithsesi varet nga rrethanat, apo dëmi që ka shkaktuar ky shpërdorim detyre, i cili në rastin e ‘Gërdecit’ është më shumë se katrastrofik.

Ndërkaq, rihapja së pari e çështjes sjell në dosjen hetimore të gjitha të dhënat që dosja hetimore i ka, dhe janë në arkiv, pra përgjimet mes njerëzve që kanë ndërtuar së bashku punishten e demontimit, e më pas ambalazhimin e fishekëve që do të dërgoheshin në Afganistan.

Për më shumë ne kemi një proces gjyqësor të mbyllur në Florida, ku si Efraim Diveroli, edhe partneri i tij janë të penduar, pra dëshmitarë të drejtësisë.

E që mund të furnizojnë, së paku nga letrat që drejtësia amerikane ka, xhevahire se si ishte afera e ‘Gërdecit’. E cila në thelb është aferë financiare, është ‘deal’ që ka brenda shkelje ligji, korrupsion e rrushfet.

Fatmir Mediu është vetëm një aktor që di shumë gjëra, që ka ndikuar fort për të realizuar atë marrëveshjen e demontimit e të ambalazhimit. Por ai nuk është njeriu që ka ndërtuar fabrikën e vdekjes, thjesht e ka lejuar. E këtu, është dëshmitari kyç.

Nëse Mediu tregon se si ka ndodhur ajo çmenduri, edhe mund të ndikojë në zbardhjen, nëse e merr përsipër, do të ndikojë për keq për veten e tij se kërkon të mbulojë të vërtetën, Pasi ‘Gërdeci’, fatmirësisht është i zbardhur në të gjitha dimensionet, flet apo nuk flet Fatmir Mediu.

Tani në lojë janë njerëzit që e kanë lëvizur atë fabrikë vdekjeje, e cila së pari ka qenë një uzinë korrupsioni. E cila ka gjenreuar shumë para, të cilat, ashtu si piramidat në 1997 janë kthyer në ndërtesa, në pallate, në asete publike, që nuk kanë fare pronar vetëm Delijorgjin. SPAK, ka mundësinë t’i konfiskojë menjëherë, deri në vendimin e Gjykatës./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej