Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur zonën në lindje të ishullit grek të Rodosit, bëri me dije Instituti Gjeodinamik me qendër në Athinë.

Instituti raportoi se tërmeti goditi rreth orës 14:37 me orën lokale të së mërkurës, me epiqendrën e tij të vendosur rreth 63 kilometra në juglindje të qytetit të Lindos. Thellësia tërmetit është matur në 10 kilometra.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar apo qoftë dhe për dëme materiale.

Kujtojmë se më herët në janar, një tërmet 4.8 goditi ishullin Lesvos, më në veri në detin Egje.

Greqia shtrihet në një rajon shumë sizmik aktiv. Megjithatë, shumica dërrmuese e tërmeteve nuk shkaktojnë dëme apo lëndime në njerëz.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej