Terren i ri sportiv në Shkodër, Angela Martini investon në qytetin e origjinës

Shkodra do të ketë një terren te ri sportiv për basketbollin dhe volejbollin, këtë herë të dhuruar nga modelja Angela Martini, në datën e lindjes së saj.

Pasditen e djeshme është inauguruar fusha dhe këndi i lojrave të pozicionuar në oborrin e shkollës Ali Laçej, që është dhe investimi më i rëndësishëm i këtij viti, i cili do u shërbejë të rinjve dhe të rejave të këtij qyteti që të ushtrojnë sportet e tyre, falë Angela Martini Fondation.

Kjo nuk është hera e parë që Angela Martini dhuron për Shqipërinë, gjatë tërmetit të 2019-tës ajo dhuroi një shumë të konsiderueshme dhe gjatë vitit të pandemisë ndihmoi shumë familje në nevojë në zonën e Shkodrës.

Ky terren i ri sportiv sigurisht qe do te jete nje ndihme me shume per femijet dhe te rinjte per t’u marre me sport dhe te shpresojme qe ne te ardhmen numri i tyre ne Shkoder te rritet edhe me shume.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej