Thirret në SPAK Vilma Nushi e Check-up, “kuçedra” e 400 milionë Euro tendera e koncesione në shëndetësi

Fakti që pas 8 vitesh hajdutëri në fondet e mjekësisë, u thirr mikesha e kryeministrit Rama, tregon se pas zv/ministrit Klodian Rrjepaj të LSI, drejtësia po ngjitet drejt Beqjes e Bablokut. Gati është edhe dosja e PPP, 100 milionë Euro e laboratorëve mjekësorë, të cilin Ogerta Manastirliu ia ka dhënë me dokumente e garë false mafiozit Janis Karathano dhe Shpresa Bellos, nuses së vëllait të Brisida Shehajt të Monikës

Pas marrjes në pyetje të Ilir Beqjes nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe pas thirrjes së tretë të ish-zv/ministrit të Shëndetësisë të LSI, Klodian Rrjepaj, SPAK ka futur në hetim të thelluar dhe Vilma Nushin.

Ajo është paraqitur në zyrat e SPAK, për të dhënë sqarime në kuadër të hetimit, si përfituese e PPP “Check-up” me vlerë 130 milionë Euro, ku del e përfshirë ne këtë super- vjedhje, sipas dëshmisë së ish-zv/ministrit Klodian Rrjepaj.

Oligarkja e shëndetësisë, Vilma Nushi, rezulton se është ideatore dhe bashkë-punëtore me Ilir Beqjen, që kanë sajuar e realizuar këtë koncesion, me objekt vjedhjen e taksave publike, i cili fillimisht ishte 90 milionë Euro, ndërsa pas 1 viti, kontrata u bë 130 milionë Euro.

Sipas lëndës hetimore që ka bërë gati SPAK, është konstatuar se Vilma Nushi ka përftuar koncesionin me dokumente false, të pranuara dhe miratuara si gjoja “të rregullta”, nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja.

Përveç vlerës 65 milionë më tepër se kostoja reale e shërbimit të PPP “Check-up”, që është përgjegjësi e Ilir Beqjes si ministër e Edi Ramës si kryeministër; SPAK ka konstatuar se Vilma Nushi, ka përfituar mjediset dhe energjinë elektrike e ujë falas te qendrat shëndetësore publike, ku kryhen kontrollet mjekësore.

Këto, Vilma i ka pasqyruar në bilancet tatimore për të rritur kostot fiktivisht, sikur paguan qira vjetore zyrash, energji e ujë te Ministria e Shëndetësisë, në OSHEE e ujësjellësa, kur faktikisht këto i paguan shteti.

Mashtrimin e vjedhjes me PPP “Check-up”, Vilma e ka bërë duke falsifikuar numrin e kontrolleve mjekësore, të cilat sipas KLSH, rezultojnë të jenë kryer në masën 40%-50% të numrit total që përcakton kontrata koncesionare e sipas llogarisë, vjedhja është afro 7 milionë Euro me TVSH në vit.

Një tjetër pistë hetimi, SPAK ka dhe shitjen e koncesionit “Check-up” për 300 mijë Euro, nga 130 milionë Euro që është vlera e kontratës, duke ia dhënë një shtetasi anglez për të humbur gjurmët, i cili është burri i mbesës së Vilma Niushit (vajzës së motrës).

Fakti që pas 8 vitesh hajdutëri në fondet e mjekësisë, u thirr mikesha e kryeministrit Rama, tregon se pas zv/ministrit Klodian Rrjepaj të LSI, drejtësia po ngjitet drejt Ilir Beqjes e Bablokut.

Gati është edhe dosja e PPP, 100 milionë Euro e laboratorëve mjekësorë, të cilin Ogerta Manastirliu ia ka dhënë me dokumente e garë false mafiozit Janis Karathano dhe Shpresa Bellos, nuses së vëllait të Brisida Shehaj të Monikës./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej