Thirrja e policisë: Shmangni autostradën Durrës-Tiranë, përdorni rrugë alternative

Policia Rrugore e Tiranës, me anë të një deklarate për mediat, u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin kalimin në autostradën Durrës-Tiranë.

Shkak për këtë thirrje është bërë trafiku i rënduar i ardhur si pasojë e numrit të madh të personave që kanë shkuar drejt bregdetit për të pushuar gjatë fundjavës.

Policia bën thirrje që të përdoren rrugë alternativë për të hyrë në kryeqytet, rruga e Ndroqit apo autostrada Elbasan-Tiranë.

“Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:

*Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);

*Elbasan-Tiranë.

Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet”, njofton policia e Tiranës.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej