Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë në rrjetet sociale një video nga momenti kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj doli dje nga SPAK pas 9 orësh marrje në pyetje.
“Thoni cfare te doni, por ne jemi blete punetore qe nuk pushojme kurre.
Ne shi, diell, ore te gjata pritje, tension, etj etj. Kemi ndonje te mete, por prape me te miret mbetemi!”, shkruan Klodiana Lala.
Kujtojmë që dje Beqaj u pyet në lidhje me dyshimet e përfshirjes së tij në skandalin e koncesionit të sterilizimit.