“Ti e ke fajin”- Si i moshuari mori peng nën kërcënimin e armës avokaten (EMRAT)

Euronews Albania ka mësuar detaje të reja në lidhje me pengmarrjen ditën e djeshme të avokates Entela Dvorani në qytetin e Korçës.

Gazetari Xhensil Shkëmbi bën me dije se avokatja u mbajt e izoluar në zyrën e saj për 4-orë, nën kërcënimin e një arme sportive, nga klienti i saj Nikollaq Cango.

Cango, 47-vjeç, fajësonte avokaten për zvarritjen e procesit të tij gjyqësor në lidhje me një mosmarrëveshje që kishte për pronat me të motrën.

I moshuari po hetohet në gjendje të lirë kjo dhe për shkak të heqjes së denoncimit nga avokatja e tij.

“Avokatja Entela Dvorani ka qenë e marrë peng në zyrën e saj nga një i moshuar, 74-vjeçar, Nikollaq Cango, i pakënaqur me se si po trajtohej çështja e tij. Me një armë sportive në dorë,  mbajti peng për 4-orë avokaten. Unë kam patur komunikim të drjtpërdrejtë me avokaten Dvorani dhe ka të bëjë me një çështje që i përket pronave të të moshuarit, i cili ndodhet dyerve të gjykatave prej më shumë se 6-vitesh për një konflikt që kishte me pronat me të motrën. I ka shkuar avokates me pretendimin se ajo e ka zvarritur çështjen e tij dhe se duhet të merrte armën të vriste me dikë. Cango është i pakënaqur me drejtësinë pasi pretendon se po i bëhet një padrejtësi”, tha Shkëmbi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej