“Tirana Bullion” pastron paratë e krimit, Prokuroria zbulon skemën e transferimit të milionave nga bankat italiane, në Shqipëri zhdukeshin

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për katër persona, dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë, të dyshuar për pastrim të parave dhe fshehje e të ardhurave. Prokuroria e Tiranës ka dyshime se Kejda Kurti, pronare e “Tirana Bullion” sh.p.k, pastronte paratë e krimit.

Neësbomb.al mëson se Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal nr. 840, të vitit 2020, në lidhje me Subjektin TIRANA-BULLION Sh.p.k me administratore shtetasen Kejda Kurti.

Gjatë hetimeve, nga ana e Prokurorisë u arrit të evidentohej një skemë e mirëfilltë e transferimit të shumave monetare me prejardhje të dyshuar kriminale nëpërmjet sistemit bankar nga Italia me destinacion Shqipërinë.

“Nëpërmjet shoqërisë fiktive TIRANA-BULLION Sh.p.k me objekt tregtimin dhe eksportimin e floririt, bëheshin blerje fiktive të floririt dhe më pas shitje fiktive me fatura tatimore ku qëllimi i vetëm ishte që nëpërmjet këtyre faturave të justifikoheshin transfertat e vlerave të larta monetare me origjinë të dyshuar kriminale dhe që kapin shifrën e miliona eurove nga Bankat Italiane në ato Shqiptare.

Këto transferta në dukje të justifikuara me anë të një faturimi të rregullt, pra duke i paraqitur si pagesa të blerjeve të floririt të përdorur, arrinin t’i shpëtonin kontrollit të agjencive mbikqyrëse në fushën e pastrimit të parave dhe sapo këto shuma mbërrinin në Shqipëri tërhiqeshin kesh dhe zhdukeshin”, njofton Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi vendosjen e masës së sigurisë “Arrest në burg” për dy shtetasit shqiptarë K.K., dhe K.K. si dhe dy shtetas italianë P.C. dhe N.T. të akuzuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Kërkesa e akuzës së kryeqytetit është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe katër shtetasit e mëispërm, janë mbajtur në qeli.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej