Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekje është shënuar pasditen e sotme në Divjakë.
Bëhet me dije se, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit.
Divjakë / Informacion paraprak
Në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Kujtojmë që vetëm pak minuta më parë një tjetër aksident tragjik u shënua në Divjakë, ku humbi jetën shoferi dhe u plagosën 4 të rinj.