Tmerr në Shkodër, një person hap zjarr drejt një grupi fëmijësh, plumbi godet lokalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasdreke në qytetin e Shkodrës. Sipas burimeve një person rreth te 30-ave ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi fëmijësh 13-15 vjeçarë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit “28 nëntori”, në qendër të Shkodrës. Personi, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre. Fatmirësisht ata e kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi. Plumbi fatmirësisht nuk ka prekur asnjë nga fëmijët, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës një nga fëmijët.

Ja cfare thotë policia per ngjarjen: Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:00 në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku është dëmtuar vetrata e një lokali aty afër dhe më pas është larguar. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera nga grupi hetimor në vendngjarje është gjetur një gëzhojë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej